Vllaznia ka humbur 0-3 finalen e Superkupës përballë Teutës. Kuqeblutë tentuan t’i tregojnë durrsakëve se ishin ata që e merituan titullin kampion sezonin e kaluar duke kërkuar një fitore morale në sfidën finale të Superkupës por Teuta nuk e lejoi e madje fitoi pastër duke i shënuar tre gola kuqebluve. Pjesa e parë u mbyll 0-0 ndërsa në të dytën është Aleksi i cili në minutën e 57’ shënon golin e parë pas një gafe të pafalshme të portierit Zogoviç. Durrsakët nuk vonojnë shumë dhe në minutën e 63’ është sulmuesi shkodran i Teutës Gruda që i merr një top mbrojtësi Gurishta teksa ky i fundit vonohet dhe çon në 2-0 rezultatin. Vllaznia mundohet të reagojë dhe realizon me anë të Çobës por goli është pozicion jashtë loje, moment ky ku për herë të parë u përdor në Shqipëri sistemi VAR në një ndeshje zyrtare. Teuta dominon plotësisht në pjesën e dytë ndërsa Plaku pas disa rasteve të tjera të humbura gjen rrugën e rrjetës duke shënuar golin e tretë dhe duke vulosur këtë finale që fituan durrsakët. Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç tha se pavarësisht kësaj humbje loja ishte e barabartë…

Trajneri i Teutës Edi Martini u shpreh se skuadra e tij e meritoi fitoren e Superkupës por edhe titullin kampion të sezonit të kaluar…

Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu deklaroi se kishte besim se skuadra e tij do e fitonte këtë finale ashtu siç tha se do vijojnë luftën për titullin kampion edhe sezonin e ardhshëm…

Finalja e Superkupës Vllaznia-Teuta ishte e para e këtij sezoni duke i paraprirë kështu kampionatit të ri kombëtar që do të nisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHIU NUK NDAL TRADITËN E “TRITHALON LABEAT”
Artikulli tjetërREKORD I ZI NË KOSOVË/ MBI 1 MIJË E 500 TË INFEKTUAR NGA COVID-19, 36 VIKTIMA NË 24 ORË