SKËNDERBEU NDALET NË BARAZIM ME LAÇIN E CUNGUT. Ekipi i Kukësit vijon të ruajë kryesimin pas javës së 20-të të kategorisë superiore. Veriorët arritën të fitonin pa shumë vështirësi ndaj Elbasanit duke shkuar në kuotën e 44 pikëve.

Ndërsa në vendin e dytë është ekipi i Tiranës me 41 pikë i ndjekur nga Skëndërbeu në vendin e tretë me 40 pikë. Skënderbeu u ndal në barazim në shtëpi nga Laçi, vendasit patën raste pa fund për të shënuar, por nuk arritën që t’i shfrytëzonin, falë edhe paraqitjes së mirë të miqve. Ndërkohë vetëm 12 minuta i deshën Partizanit për të marrë tre pikët në Fier përballë një Apolonie që nuk i ka mbetur asgjë tjetër vetëm që të mendojë për edicionin tjetër një kategori më poshtë. Vllaznia vijon të jetë në vendine e 7 në kupton e 23 pikëve duke lënë pas Teutën me 19 pikë. Në vendet e fundit janë dy ekipet që duket se e kanë siguruara rënien nga kategoria, Apolonia me 9 pikë dhe Apolonia po me 9 pikë. Përsa i përket ndeshjeve të javës së ardhshme që do të zhvillohen 8 shkurt, Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” ekipin e Tiranës. Partizani do të ketë një ndeshje të vështirë ndaj Skënderbeut. Ndërsa Laçi do të presë në shtëpi kryesuesit e Kukësit.

Artikulli paraprakBOKS, SEFERI MPOSHTET NGA POLAKU GLOWACKI
Artikulli tjetërVLLAZNIA REAGON NDAJ GJYKIMIT NË DURRËS