DYSHOHET PARTIZAN-FLAMURTARI, VLONJATËT DREJT PROKURORISË. Një tjetër ndeshje në Superligën Shqiptare dyshohet se është trukuar dhe kjo është bërë publike nga një prej drejtuesve të skuadrës.

Takimi Partizani-Flamurtari që përfundoi me fitoren 2-1 të Partizanit dhe që u përmbys në pjesën e dytë, tashmë ka hyrë në një fazë dyshimi. Kanë qenë drejtuesit e Flamurtarit që kanë dërguar në prokurori kasetën e ndeshjes Partizani-Flamurtari. Menjëherë pas nde-shjes, ka qenë administratori i klubit, Sinan Idrizi, ai që ka deklaruar se ekipi i tij ka luajtur pisët dhe se lojtarë të ndryshëm janë përfshirë në trukimin e këtij takimi. Ndryshe nga rasti I muajit të kaluar, ku Idrizi akuzoi skuadrën e Teutës për trukim, kësaj radhe ai lë jashtë akuzave Partizanin, ndërsa e shfryu mllefin me ekipin e tij, duke aluduar se lojtarë të ndryshëm, kanë qenë pjesë e përfshirjes në kurdisjen e rezultatit. Ne sigurojmë mbarë opinionin publik se “Flamurtari Football Club” mbetet i vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje, për të sqaruar se asnjë individ ose grup individësh nuk mund të hedhë baltë mbi Flamurtarin apo administratorin që ka marrë përsipër të ngrejë një ekip në nivelin që i takon. Në takimin e luajtur në Durrës, Flamurtari do të kalonte I pari në avantazh me anë të Telushit, por në pjesën e dytë Partizani do të përmbyste rezultatin me golat e Rrahmanit dhe Raçiçit. Dy tablotë e ndryshme të takimit, me Flamurtarin që fiton pjesën e parë dhe humbet të dytën, kanë sjellë edhe mërinë e Idrizit, që dorëzon ekipin në prokurori. Gjithashtu, bordi kuqezi ka vënë në lëvizje edhe Komisionin e Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit, por në situata dhe më të rënda se ajo e “Niko Dovanës”, vendimet e etikës nuk të lënë të shpresosh se kësaj radhe do të tundë nga themelet futbollin, gjithmonë, nëse vërtetohet se diçka nuk shkon në atë 90 minutësh.

Artikulli paraprakRESHJET E SHIUT, PËRMBYTEN DISA ZONA NË ULQIN
Artikulli tjetërProteste tek Harku I Bërdices