Tik-tak-u i programit të dashurisë në Tv Klan, Love Story ka shpejtuar tashmë, teksa në datën 15 nëntor pritet të njihemi me konkurrentët e këtij viti.

Mirëpo, një nga surprizat e këtij sezoni është prania e djalit të Robert Aliajt, Kristi, i cili do të jetë pjesë e kastit të konkurrentëve këtë sezon.

Nuk dihet akoma nëse Kristi do jetë pjesë e djemve që do të luftojnë për fronistet apo do të jetë fronisti i vajzave.

Ajo që e bën akoma më interesante këtë fakt është prania e Robertit në program si opinionist e do t’i duhet të gjykojë e vlerësojë të birin. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë të hënën, në orën 20:00, në Tv Klan.

Artikulli paraprakSHKODER, KONFLIKTOHEN JASHTE AMBJENTEVE TE SHKOLLES, PLAGOSET 17-VJEÇARI
Artikulli tjetërRRETHINA, 213 QYTETARË MARRIN DOZËN E TRETË TË VAKSINËS