Suzana Golemi është zgjedhur rektorja e re e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në zgjedhjet e zhvilluara për organet drejtuese të universitetit një ditë më parë.

Nga numërimi i votave të pedagogëve ajo ka dalë fituese me 2 vota diferencë përballë kandidatit tjetër Adem Bekteshi. Një ditë pas fitores, përmes një deklarate për mediat, Golemi ka falenderuar pedagogët dhe studentët që besuan në programin e saj të administrimit të universitetit në katër vitet e ardhshme.

Rektorja e re e universitetit të Shkodrës, bën të ditur se një nga pikat e forta të prgramit të saj është lobimi me Ministrinë e Arsimit për uljen e mesatares në këtë universitet.

Prioritare do të jetë edhe krijimi I një buxheti të mjaftueshëm për kërkimin shkencor në universitetin e Shkodrës, bën të ditur Golemi.

Rektorja e re e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Suzana Golemi ka lindur në 30 gusht të vitit 1963. Në vitin 1999 Golemi ka marrë gradën shkencore Doktor. Në vitin 2007 ka fituar titullin profesor assistant ndërsa në vitin 2015 Golemi ka marrë titullin Profesor.

Nga eksperiencat e saj akademike në universitetin e Shkodrës mund të përmendim që Suzana Golemi ishte dekane e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, anëtare e Senatit Akademik në universitetin e Shkodrës, Drejtore në departamenin Biologji – Kimi, anëtare e redaksisë së buletinit në këtë universitet, në serinë e shkencave didaktike dhe pedagoge në katedrën e kimisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK, MIRATOHEN DY NGA SHTATË PIKAT
Artikulli tjetërGREQIA SHTYN DERI MË 14 GUSHT BLLOKIMIN E KUFIRIT ME SHQIPËRINË