
Është zhvilluar sot në Velipojë, për të tretin vit radhazi, aktiviteti sportiv dhe përkujtimor “Swim to Freedom 2026”, një nismë e deputetit Kliti Hoti e cila synon të sjellë në vëmendje historitë e vajzave dhe djemve që gjatë diktaturës komuniste sfiduan regjimin dhe tentuan të arratiseshin drejt lirisë përmes detit.
Aktiviteti nisi në orët e para të mëngjesit nga qendra e Velipojës, me pjesëmarrësit që përshkuan me not rreth 4 kilometra në drejtim të derdhjes së Bunës. Deputetja Greta Bardeli, vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, duke u shprehur se ajo na kthen pas në histori për të kujtuar më mirë sa e rëndësishme është liria dhe demokracia.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe një prej të mbijetuarve të asaj periudhe, i cili ndau me të pranishmit rrëfimin e tij për vitet e diktaturës.
“Swim to Freedom” tashmë është kthyer në një aktivitet të përvitshëm në Velipojë, ku përmes sportit përcillet një mesazh për lirinë, sakrificën dhe kujtesën.






