QENDËRMBROJTËSI BESON TEK SUKSESET NË TAKIMET E ARDHSHME. Qendërmbrojtësi i Vllaznisë, Arsen Sykaj ka kërkuar falje për gabimin tij në pësimin e golit të parë për ndeshjen ndaj Kukësit.

Ashtu siç dy shokët e tij të skuadrës, Shtubina e Beqiri, Sykaj ka theksuar se gabimi i tij ka qenë njerëzorë dhe se mohon akuzat për një trukim të mundshëm të asaj përballjeje. Përsa i përket ndeshjes me Teutën, Sykaj beson tek suksesi dhe shrehet i bindur se në Kupë skuadra ka shanse për të pretenduar. Arsen Sykaj ka qenë një prej tre futbollistëve të Vllaznisë që gabuan në takimin ndaj Kukësit. Akuzave për trukim lojtarët i ajnë përgjigjur me faktin se janë gabime njerëzore duke shprehur dhe pendesën e tyre për dështimin e arritur. Mëgjithatë, ekipi në seancat stërvitore është duke vijuar i qetë përgatitjet për takimin e fundjavës.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/VzhWIdQsam4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMERKATO, VLLAZNIA OFRON NJË QENDËRMBROJTËS
Artikulli tjetërSINDIKATA: MJEKËT KANË FIRMOSUR KUNDËR TESTIMIT