Shqipëria përballet me Rigan në Letoni, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën.

“Ndeshja e dytë është më e vështirë në aspektin e rikuperimit dhe menaxhimit. Këtë e thonë edhe të tjerët. Nuk kemi vendosur akoma për formacionin. Do kemi edhe stërvitjet e fundit, ku mund të kemi një ide më të qartë. Kemi një avantazh në Kombëtare, sepse kemi 24 lojtarë, nga ku mund të zgjedhim. Kemi hapësira, për të zgjedhur mes lojtarëve të ndryshëm. Kemi mundësi të zgjedhim dhe do të vendosim nesër.

Manaj është një lojtar me eksperiencë. Është titullar te Kombëtarja. E njoh që te Interi. Përgjegjësia është e imja. Pas përgatitjeve që bëjmë, jam unë ai që vendos se kush gjuan penalltitë.

Në futboll ka gjithmonë presion. Në Kombëtare presioni është më i lartë. Futbolli nuk të jep shumë kohë. Duhet të marrim sa më shumë pikë. Letonia ka mundur Andorrën dhe është ndeshje e rëndësishme. Është një kombëtare më me shumë eksperiencë se ajo e dy viteve më parë. Letonia është një ekip fizik dhe mund të luajnë me skema të ndryshme. Është një ekip që luan një futboll të kodifikuar. Kanë një metodë si e vendosin ekipin. Është një ndeshje e vështirë, por shumë e rëndësishme.”

Artikulli paraprakSPIROPALI PRET KRYETARIN E KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË SERBI, ENKEL REXHEPI
Artikulli tjetërSPIROPALI TË ENJTEN NË UKRAINË, SHTYHET SEANCA/ DEBATE NË KONFERENCËN E KRYETARËVE, PD PËRPLASET ME SPIROPALIN: KUVENDI NUK ËSHTË PRONË E JUAJA!