Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, trajneri i Kombëtares, Sylvinho nuk gjen vend për nënvlerësim. Sipas teknikut të Shqipërisë, Andorra është një ekip i vështirë për t’u mundur.

“Trajneri i Andorrës që e njeh mirë ekipin e tij. Ka një anë mbrojtëse shumë të mirë. Nxjerr maksimumin nga lojtarët e tij. Është një ekip që pëson maksimumi 2 gola.

Edhe në Tiranë ishte e vështirë, deri sa shënuam. Luajnë në çdo cep të fushës. Shpresoj që t’ia dalim të fitojmë.” – tha “timonieri” para sfidës kualifikuese të botërorit.

Artikulli paraprakEDI RAMA: NGA JANARI PAGA MINIMALE 500 EURO, DERI NË FUND TË MANDATIT 700
Artikulli tjetërTRAGJEDIA AJRORE, ERDOGAN: 19 TRUPA JANË NXJERRË NGA VENDI I RRËZIMIT TË AVIONIT USHTARAK TURK