Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të këtij takimi të rëndësishëm, ku preku tema të ndryshme.

” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë. Por edhe ne kemi lojtarë të fortë, Brojën, Manaj, Uzunin, Nedim Bajramin për të cilët jam shumë krenar, presim një ndeshje shumë të bukur.

Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata“, deklaroi ai.

Artikulli paraprakBE OFRON MBËSHTETJE PËR GJYKATËN NDËRKOMBËTARE PENALE! URSULA VON DER LEYEN: INSTITUCIONI DUHET TË JETË I LIRË
Artikulli tjetërJA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME