
Myftinia Shkodër në prag të festës së Kurban Bajramit ka zhvilluar një program festiv në xhaminë e fshatit Bardhaj. Myftiu I Shkodrës imam Muhamed Sytari ftoi besimtarët të luten për begati dhe paqe në këto ditë të vështira.
Programi festiv u pasurua nga interpretimet e të rinjve të myftinisë të cilët përcollën një atmosferë shumë të këndshme.