Kapiteni i Vllaznisë dhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj ishte personazhi në fokus i edicionit të pestë të “Ta tham n’Shkodër”, që organizohet nga Këshilli Vendor Rinor i Shkodrës dhe Qendra Rinore “Atelie”. Sulmuesi i njohur ishte pjesë e një takimi motivues me të rinjtë në Shkodër, ku përcolli edhe një mesazh inkurajues dhe frymëzues për brezin e ri.

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, Balaj ndau edhe emocionet dhe përjetimet e asaj mbrëmjeje të paharrueshme, ndërsa theksoi se përballja e rradhës ka një tjetër peshë dhe rëndësi.

Takime si ky me Bekim Balajn, i cili është një shembull i madh profesionalizmi, tregojnë se rrugët drejt suksesit arrihen me shumë punë dhe sakrificë.

Artikulli paraprakKAPET NGA POLICIA KUFITARE DHE ARRESTOHET ME QËLLIM EKSTRADIMIN, 42-VJEÇARI
Artikulli tjetërKAMPIONATI I POLICËVE, SHQIPËRIA FITON NDAJ SERBISË