Të tjera lehtësime hyjnë në fuqi nga 1 qershori, përfshirë dhe hapjen e kufijve tokësorë të Shqipërisë me të gjitha shtetet fqinje dhe pa vetëkarantinim.

Që këtë fundjavë hiqen kufizimet e lëvizjes dhe aktiviteteve të biznesit në çdo zonë, por nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri me 1 Qershor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me publikun ka bërë të ditur të gjitha aktivitet që do të lejohen prej 1 Qershorit duke zbatuar në mënyrë strikte masat dhe protokollet e sigurisë.

Prej datës 1 qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin dhe do të hapen çerdhet e kopshtet, një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dy javor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike.
Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC.
Mbeten ende të mbyllura transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve që do të bëhet publik së shpejti. Ndërsa deri më datë 23 qershor do të mbeten të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.

 

Artikulli paraprakMETA: NUK MERREM MË ME TIRANËN POLITIKE, I PËRKUSHTOHEM QYTETARËVE
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK, OERD BYLYKBASHI: S’KA MARRËVESHJE PA PLOTËSIMIN E KUSHTEVE, QEVERIA TRANZITORE E PADISKUTUESHME