Taekwondo është një nga sportet që aktualisht po njeh shumë rritje e në qytetin e Shkodrës po arrihen jo pak suksese si brenda dhe jashtë vendit.

Ekipi i Vllaznisë në këtë sport gjithnjë e më tëpër po shfaq përgatitje të mira ku sëfundmi Vllaznia në Taekwondo është shpallur kampione me të rinjtë dhe nën-kampione me të rriturit në Kupën e Shqipërisë të këtij viti. Ky sport duket se ngja mjaft interes përveç se tëk të rinjt dhe të rriturit janë edhe fëmijët që tërhiqen shumë nga sporti i Taekwondo.

Taekwonodo ka nisur të prktikohet në Shqipëri rreth viteve 1990-1995. Gjatë këtyre periudhe në Shqipëri ka pasur ndryshime në fushën sportive. Taekwondo mund të quhet si një nga sportet më të kërkuara nga publiku, ndër të cilat mund të përfshihen artet marciale dhe mbrojtja personale.