Kryetati i shoqates se te verberve te Shqiperise Sinan Tafaj flet per nje sere problematikash qe shoqerojne kete kategori personash ne ditet e sotme ne Shqiperi dhe konkretisht ne qytetin e Shkodres.Nje nga shqetesimet madhore te pazgjidhura mbetet punesimi i tyre.

Por kryetari Tafaj kete ngerc e lidh fillimisht me mungesen e formimit professional te personave me mungese shikimi.Kryetari Tafaj thekson se sfida kryesore ndaj te verberve eshte perjashtimi shoqeror i cili eshte evident.Kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, njëkohësisht dhe kryetar i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj thotë se kjo kategori përballet sot më përjashtimin shoqëror dhe se ajo është e nënvlerësuar. Shoqata ngre shqetësimin se ka sjellje arbitrare të drejtësisë ndaj personave të verbër ndersa shpesh herë atyre u hiqet e drejta e përfaqësimit dhe vendimarrjes. Kreu i Shoqatës së të Verbërve nenvizon se ne , disa raste ku gjykata ka vendosur t’u heq të drejtën për të vepruar, vetëm për shkak të kufizimit të tyre në të parë.