Alsid Tafili është i Vllaznisë por edhe Hakaj mbet në Shkodër. Shkodrani është lënë i lirë nga Partizani dhe tashmë është bashkuar me ekipin kuqeblu duke mos patur nevojë që dy klubet të bëjnë ndonjë marrëveshje.

Tafili ka zhvilluar stërvitjen e parë me Vllazninë në këtë rikthim të tij duke treguar edhe arsyet se pse zgjodhi të vijë sërish në Shkodër. Tafili nuk e ka patur të lehtë që të shkëputet nga Partizani. Tafili shprehet se do qëndrojë tek Vllaznia këtë sezon por ka projektuar edhe sezonin e ardhshëm ndërsa thotë se tek klubi kuqeblu tashmë ka një frymë tjetër më të mirë. Me Vllazninë në provë pëveç të tjerëve ka ardhur edhe një serb, Vuk Sotiroviç që po testohen nga trajneri Armando Cungu në këto ditë të fundit të merkatos dhe do të shihet nëse do jenë apo jo të vlefshëm.

Artikulli paraprakALSID TAFILI NUK DO TE JETE ME PJESE E K.F PARTIZANI
Artikulli tjetërDEBATE NE KUVEND, SHKAK BYROJA E HETIMIT