Edhe pse policia zyrtarisht ka dhënë leje për katër orë protestë nga opozita, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk do bëhen pengesë për protestuesit.

Tahiri: Nuk do ta pengojmë protestën, të qëndrojnë sa ditë të duan. Do kujdesemi për protestuesit, nuk do t’i vrasim.

Ndërkohë të rinjtë demokratë kanë nisur ngritjen e çadrave, ndërsa drejtues dhe eksponentë të PD dhe koalicionit opozitar janë ulur në shesh pranë godinës së Kryeministrisë të rrethuar nga protestuesit.