
Është zhvilluar në bibliotekën shkencore të universitetit të Shkodrës leksioni i hapur “Vlerat natyrore dhe ekologjike në Shqipërinë e Veriut si potenciale dhe perspektiva për zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin e Shkodrës”. Ky takim i drejtuar nga dr. Aurora Dibra kishte për qëllim evidentimin e resurseve të Shkodrës dhe shfrytëzimin e tyre në shërbim të forcimit të turizmit.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin është profesorë dhe studentë nga universiteti i Klagenfurtit në Austri, të cilët zhvilluan punën e tyre studimore në Shkodër.
Ky takim, i një rëndësie të veçantë sa i takon turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Shkodrës bëri bashkë ekspertë të fushës vendas dhe të huaj, por edhe studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi”.