Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka shfrytëzuar praninë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Dajç për të zhvilluar një takim me disa përfaqësues të zonave të përmbytura të cilët kërkojnë dëmshpërblimet.

Takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe në fund Paulin Maçaj u shpreh se biseda me ministrin Tahiri ishte pozitive. Maçaj deklaron se ministri Tahiri nuk dha një afat për çështjen e dëmshpërblimeve por ka mirëpritur kërkesat e banorëve dhe përcjelljen e kësaj problematike në qeveri. Maçaj shtoi se dërgimi i listave me të përmbyturit për dëmshpërblimin e banesave nga prefekti Radovani para pak ditësh në dyert e qeverisë tregon jo vetëm se ekziston dokumentacioni por edhe rruga ligjore për të dhënë këto dëmshpërblime. Çështja e dëmshpërblimeve për të përmbyturit e viteve 2010-2011 ka nisur të ndiqet edhe në rrugë zyrtare dhe janë shtuar shpresat që për ato dëme të konsiderueshme që shkojnë në afro 2 miliardë lekë të merret një vendim për miratim nga qeveria.