U ORGANIZUA NGA DREJTORIA E POLICISË SHKODËR DHE MISIONI “PAMECA”. Siguria publike dhe rregullat e qarkullimit rrugor kanë qenë në qendër të një takim të zhvilluar mes drejtorisë së policisë të qarkut Shkodër, misionit Pameca dhe të rinjve të shkollave të mesme.

Drejtori rajonal i policisë Lorenc Panganika foli mbi masat për sigurinë rrugore. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani përveçse mori shembuj konkret ishte më kritik në fjalimin e tij. Për masat e ndërmarra nga Bashkia Shkodër foli nënkryetari Ahmet Omi. Në fund të takimit për sigurinë publike dhe rregullat e qarkullimit rrugor u shfaq edhe një sekuencë filmike me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve.