Në kuadër të masave për mbrojtjen e pyjeve gjatë sezonit veror, administratorja e Njësisë Administrative Kelmend, Florinda Peraj, zhvilloi një takim ndërgjegjësues me kryepleqtë e fshatrave, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe inspektorin e pyjeve për zonën e Kelmendit.

POSTIMI I PLOTË:

Sot zhvilluam një takim ndërgjegjësues me kryepleqtë e fshatrave të Kelmendit, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe inspektor të pyjeve për zonën e Kelmendit.
Në fokus të takimit ishin masat për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e pyjeve. Bashkëpunimi mes institucioneve, kryepleqve dhe banorëve është çelësi për parandalimin e çdo rreziku, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta.
U bëjmë thirrje barinjve që ndodhen në bjeshkë, banorëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
Të gjithë kemi përgjegjësi për të mbrojtur pyjet, natyrën dhe pasuritë e çmuara të Kelmendit.

Artikulli paraprakRRJOLLI SËRISH NË PROTESTË
Artikulli tjetërBERISHA REAGON PAS TENSIONIT NË PROTESTËN PARA KUVENDIT, KREU I PD: SHENJA TË QARTA TË ARROGANCËS SË PUSHTETIT