Kjo e premte ka shënuar takimin pas 40 vitesh të maturantëve të shkollës “Kolë Idromeno”. Mes kujtimesh dhe emocionesh, ish-maturantët e vitit 1982, tani shumica prej tyre profesionistë të dalë në pension tregojnë për ndjesitë që përjetuan për këtë takim të parë pas shumë vitesh.

Në vitin 1982 u diplomuan rreth 50 maturantë, por pjesa më e madhe e tyre nuk mund të ishin të pranishëm për shkak se jetojnë jashtë Shqipërisë.