I ORGANIZUAR NGA OSBE ME KOMISIONET PARLAMENTARE TË SHQIPËRISË E MALIT TË ZI.Çështjet mjedisore ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë me fokus liqenin e Shkodrës kanë qenë tema e një takimi të përbashkët mes Komisioneve Parlamentare të dy vendeve e organizuar nga OSBE.

Kreu i prezencës së OSBE në Shqiëpri Florian Rauning përmendi problemet e liqenit të Shkodrës.Lidhur me problemin e hershëm të hedhjeve të mbetjeve të uzinës së aluminit në liqenin e Shkodrës, Predrag Sekuliç, kryetar i komisionit të ekologjisë në Parlamentin e Malit të Zit ha se kjo çështje është zgjidhur.“Liqeni i Shkodrës hyn në listën e ligatinave më të rëndësishme. Mbrojtja e ambjentit është një nga shtyllat e OSBE. Unë dua të them se çështja e hedhjes së mbetjeve nga uzina e aluminit është zgjidhur. Ka qenë e vështirë por kemi marrë vendim për ta ndalur. Nuk ishte e lehtë sepse janë depozita 50-vjeçare. Kështu nuk do ketë më mbetje nga ajo uzinë. Gjithashtu dua t’ju them se politika ka marrë vendim për ta shpallur Malin e Zi shtet ekologjik”.Deputetët e Shqipërisë Eduard Shalsi e Besnik Bara thanë se kjo tavolinë kontribuon për integrimin në BE ndërsa deklaruan se duhet ndërhyrje urgjente për të shpëtuar liqenin e Shkodrës.Pas kësaj tryeze synohet që marrëveshjet dypalëshe mes Malit të Zi e Shqipërisë të zbatohen si dhe të ketë një bashkëpunim më të ngushtë.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/Ms3Ma2JRLNE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]