
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare zhvilluan një takim të hapur me studentë me qëllim njohjen e krimeve të regjimit komunist dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndërgjegjshme.
Albert Rakipi, kryetar i institutit për studime ndërkombëtare tregon se pavarësisht iniciativave, ende nuk janë dhënë rezultatet e duhura mbi krimet e komunizmit.
Në këtë takim morën pjesë studentë dhe pedagogë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët bashkëbiseduan dhe u orientuan mbi zhvillimet aktuale të studimeve që po bëhen për krimet e komunizmit dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë.https://youtu.be/h97oSO1mFWI






