Aleanca franceze ka nisur një tur prezantimesh për të informuar studentët mbi mundësinë e kryerjes të studimeve të larta në universitetet franceze.

Të pranishme në qytetin e Shkodrës ishin dy specialist të cilat patën mundësi të flasin përpara të rinjve mbi shanset e studimit në shtetin francez. Tarifat thotë drejtori Xhelili janë të përballueshme për studentët shqiptar. Aktualisht janë 700 student shqiptar që ndodhen në universitetet franceze. Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” patën mundësi që të mësojnë më shumë rreth universiteteve franceze, degëve apo edhe tarifave dhe mundësive të punësimit pas kryerjes së studimeve.