Drejtoria e Shërbimit Social ka organizuar një takim me administratorët e qarkut të Shkodrës për të diskutuar mbi ritrajtimin e problematikave që janë shfaqur për ndihmën ekonomike.

I gjithë takimi u shoqërua me debate dhe kontradita në distancë mes specialistëve të drejtorive rajonale dhe administratorëve.

Shkëlzen Mustafaraj, drejtor i ndihmes ekonomike ne bashkine Shkoder, shprehet për mediat se bashkia Shkodër nuk është gati për konfirmimin e skemës së re ekonomike.

Ndërkohë, Mustafaraj tha se bashkia Shkodër nuk ka mundur të shfrytëzojë dot 6%-shin pasi kjo është një shifër mjaft e kufizuar në raport me numrin e personave që janë përjashtuar nga skema e re e ndihmës ekonomike.

Skema e re e ndihmës ekonomike ka shkaktuar mjaft paqartësi dhe debate ne qarkun e Shkodrës pasi janë përjashtuar mijëra familje padrejtësisht.

Artikulli paraprakGJOKA: KEMI RRUGË TË GJATË PËRPARA
Artikulli tjetërZYRA E APLIKIMIT PËR NDIHMË EKONOMIKE, E MBYLLUR