Një takim për zgjerimin e biznesit të vogël dhe të mesëm është zhvilluar në Shkodër. Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve asiston kompanitë të zhvillojnë inovacionin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun ndërkombëtar.

Lidhur me të u organizua takimi i dytë për mbështetjen e ndërmarrjeve në Shqipëri. Agjencia shqiptare e Zhvillimit, si përfaqësuese e rrjetit europian ka për qëllim të njoh bizneset me ligjet dhe konkurueshmërinë me tregun e jashtëm.

Këshilluesja e projektit, Rebeca De Sancho-Mayoral, përfaqësuese e Bashkimit Europian tha se asistenca ka në fokus kryesor një gamë të gjerë biznesesh, si agrikulturë, turizëm dhe më gjerë në varësi të qyteteve.

Në Shkodër është përqëndruar një pjesë e madhe e bizneseve të veriut, prandaj është zgjedhur që ky projekt të bëhet në këtë qytet.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve siguron ekspertizë ndërkombëtare në fushën e biznesit, të gërshetuar me njohuritë lokale për shërbime si partneriteti, këshillime dhe inovacion.

Qëllimi është të ndihmojë kompanitë të rriten dhe zhvillohen nëpërmjet një mbështetje të kualifikuar, krijimit të partneriteteve të reja tregtare dhe mundësive të aksesit në financë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVRAU BURRIN NË TREGUN E MILOTIT, BURG PA AFAT PËR GRUAN
Artikulli tjetërSHKODËR, FERMERËT TRESIN PRODHIMET BUJQËSORE