
Përmes artit Këshilli i Bashkisë Shkodër mirëpriti në një vizitë vëllazërore anëtarët e komunës së Gjakovës në Kosovë. Ky takim u zhvillua në një vjetorin e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi mes bashkisë Shkodër dhe Komunës së Gjakovës. Kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Oltion Luli i uroi mirëseardhjen homologëve nga Gjakova.
Arbnora Kuçi, kryetare e Komunës së Gjakovës falenderoi bashkinë Shkodër dhe këshillin bashkiak për mikëpritjen ndërsa tha se ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen.
Anëtarët e këshillit bashkiak të Shkodrës dhe anëtarët e komunës së Gjakovës shkëmbyen eksperienca si dhe siguruan për një përforcim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të zgjeruar në të ardhmen.