Takimi i fundit në Bruksel ja arriti qëllimit: uli tensionet e krijuara mes dy vendeve.

Kështu ka deklaruar presidenti hashim thaçi në një konferencë për mediat pas kthimit nga belgjika. Duke mos e fshehur vështirësinë e bisedimeve mes prishtinës zyrtare dhe beogradit, Thaçi u shpreh: “Mund të them që qëllimi i këtij takimi ka qenë ulja e tensioneve, është arritur por na mbetet të punojmë shumë për raportet ndërshtetërore. Mendoj se ka pasur mirëkuptim ndërmjet palëve që të ulen tensionet të dy palët përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë jemi dakorduar që dialogu nuk ka alternativë”. Presidenti Thaçi ka vlerësuar ndërmjetësimin e BE në këtë takim delikat dhe ka shtuar se ky proces është një garanci për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kreu i shtetit është zotuar se Kosova do t’iu përmbahet angazhimeve të saj me shpresën se edhe Beogradi do të bëjë të njëtjën gjë me qëllim paqen, mirëkuptimin dhe stabilitetitn. Presidenti ka folur edhe për çështjen e murit të Mitrovicës për të cilin ka thënë se duhet të mbyllet nga ata që është ndërtuar, duke shtuar se autoritet kosovare kanë obligim të respektojnë rezolutën e Kosovës.

Artikulli paraprakNDËRPRITET GREVA E URISË, E BANORËVE TË PËRMBYTUR
Artikulli tjetër“MURI I TRUMP”, REAGON MEKSIKA: NUK DO TË PAGUAJMË