Ambasada e SHBA ka reaguar pas takimit të gjeneralit amerikan Christopher Cavoli me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se gjenerali dhe Rama kanë theksuar lidhjet e forta mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.
Po ashtu, ambasada shton se Shqipëria ka rol kyç në NATO.
“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan ambasada.