Kandidati i koalicionit “Shtepia e Lirise” per bashkine Shkoder Bardh Spahia ne nje takim me intelektualet ne qytetin e Shkodres tha se ky takim eshte hapi i pare i nje procesi konsultimi te vazhdueshem per çeshtje me interes publik.

Postimi i plote i Bardh Spahise

Një zë i fuqishëm dhe që duhet të dëgjohet fort në qeverisjen e Shkodrës, me qytetarët dhe për qytetarët. Takimi i sotëm me intelektualë të shquar shkodranë, me kontribute edhe në nivel kombëtar🇦🇱, është hapi i parë i një procesi konsultimi të vazhdueshëm për çeshtje me interes publik.

Sot, më shumë kam dëgjuar me bindjen se vlerat e paçmueshme të Shkodrës, intelektualët e tij, japin vizione, mendime që i sherbejnë përparimit dhe zhvillimit. Prania e Prof. Dr. Berishës, përveç se një politikan e shtetar i sprovuar, një intelektual me vlera shumëdimensionale, ishte një vlerë e shtuar e këtij takimi të shkëlqyer. ✌🏻

#voto2
#votoshtëpiaelirisë
#BardhSpahia
💙 Për Shkodrën, të gjithë bashkë! ✌🏻
#Shpresë #Ndryshim #Fitore