Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një  takim pune në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.

Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet Ruse në financimin e partive politike. Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës

Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.