Kreu i PD Lulzim Basha ka folur pas një takimi me kreun e Komunës së Bujanovcit në Preshevë në selinë e PD. Një thirrje direkte ka pasur për SHBA dhe BE duke thënë se duhet të ndërhyjnë për të ndalur spastrimin etnik që po i bëhet luginës së Preshevës nga Serbia.

“Në këtë korrik të nxehtë të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e luginës së presheves ku do të vlerësoja spastrimin që po i bëhet komunës së preshevës. OSBE SHBA të bëjë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Në preshevë nuk as dhe një mjek shqiptar, diskriminimi vazhdon. Vazhdon diskriminimi me mosnjohjen e diplomave për ata që kanë studiuar në universitetin e prishtinës. Qutetarët e luginës së preshevës përballen me sfida të mëdha”, tha Basha.

Edhe Arifi tha se gjatë këtij takimi ka folur për sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Bujanovcit.

“Patëm një takim me Bashën paradite kam pasur takim me metën dhe me ministrin majko dhe tani me Bashën. E njoftova me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e luginës së preshevës kryesisht në Bujanovc, se si është duke vepruar serbia ndaj luginës së preshevës si është duke përdorur metodën e pastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit të shqipërisë. Besoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Evropëmn e bashkuar”, tha Arifi.