
Gjatë takimit të zhvilluar në Prefekturën Shkodër të Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, me përfaqësues të pushtetit lokal, këta të fundit përfituan që të parashtrojnë një numër jo të vogël problematikash në Qarkun Shkodër. Duke dal edhe përtej boshtit të mbledhjes së organizuar enkas për turizmin, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, u shpreh se në Shkodër ka problematika të mëdha me energjinë elektrike, sidomos në zonat malore, ndërsa mbetjet në lumin Kir vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila përmendi problemet me landfilldin e Bushatit dhe mbulesat me eternit të një numëri të madh familjesh në bashkinë e tij.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër përmendi gjithashtu edhe projekte të shumta që bashkia e saj ka punuar përgjatë viteve në drejtimin e saj, një ndër to edhe puna në kanalet kulluese.
Përderisa, sipas saj, vështirësia me energjinë elektrike dhe me mbetjet e bëjnë shumë të vështirë zhvillimin e turizmit.






