
Poet dhe dashamires të letërsisë nga të gjitha trojet shqipfolëse u mblodhen në Lezhë në edicionin e dytë të takimit poetik “Eja n’Liss”, një aktivitet që organizohet nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” në këtë qytet.Ky event, i cili tashmë po kthehet në një traditë, synon të promovojë krijimtarinë poetike të gegënishtes dhe të mbështesë talentet e reja në fushën e letërsisë.Pjesëmarrësit sollën vargje që pasqyrojnë ndjenjat, realitetin dhe kulturën shqiptare, duke krijuar një atmosferë të veçantë arti dhe reflektimi.
Lezha ka një tradit të bukur në poezi dhe aktivitete të tilla e kthejnë këtë qytet në një pike referimi të poeteve, thotë kryetari i Klubit Letrat “Ndoc Gjetja” Hekuran Koka.
Pozia gegë duhet të ruhet dhe tju trashegohet brezave thonë dashamiresit e lertësisë të pranishem në këtë aktivitet.
Ky takim poetik ishte me karakter konkurues ku u prezantuan 45 poezi dhe juria vleroi me çmime, poetet Rozafa Shpuza, Arbana Arba, Gëzim Murajza, Emi Krosin, Gabriela Mujaj dhe Ardita (Lajçi) Gjocaj.