Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras kanë filluar takimin e tyre në kuadër të forumit ekonomik ndërkombëtar në Davos të Zvicrës. Kryeministri grek publikoi në rrjetin e tij social Twitter një foto nga takimi, ku dy shefat e qeverive kanë në krah Ministrat e Jashtëm, Bushati e Kotzias. Sipas mediave greke, që citojnë burime pranë kryeministrit, Rama e Tsipras do të shqyrtojnë rezultatet e takimit që dy shefat e diplomacive zhvilluan në Korçë javën e kaluar. Negociatat synojnë një hartë rrugore për zgjidhjen e problemeve dypalëshe.

Mediat greke gjithashtu vënë në dukje se zgjidhja e këtyre problemeve synohet të arrihet brenda pranverës, me qëllim që të hapet rruga për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Artikulli paraprakERNEST GJOKA: ME KUKËSIN SYNOJMË FITOREN
Artikulli tjetërBERISHA PARALAJMËRON PS:KU DO FUTENI MË 27 JANAR? IKËT QË SOT