Pas shqetësimit të ngritur nga Posta Shqiptare dhe qytetarët për uljen e kufirit të taksueshëm për blerjet on line ka reaguar Ministria e Financave.

Ky dikaster shpjegon se kjo nismë është sipas Direktivës të Bashkimit Europian. Financat shpjegojnë se kufiri 22 euro është i harmonizuar me të gjithë vendet e tjera të BE-së dhe të rajonit. Ministria shpjegon gjithashtu se vendimi i qeverisë për blerjet on line ka hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare në datën 3 gusht dhe nuk ka fuqi prapavepruese. Lidhur me procedurën që do të ndiqet në vijim, Ministria e Financave sqaron se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim dhe koordinim me Postën Shqiptare po zbardhin procedurat, me qëllim thjeshtësimin e tyre në favor të qytetarëv.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRUMP, JEP DOREHEQJEN MENAXHERI I FUSHATES
Artikulli tjetërUSAIN BOLT SHKRUAN HISTORINË, REALIZON “TRIPLETËN E TREFISHTË”