Taksia merr përpara dhe godet 10 njerëz

Të paktën 10 persona përfunduan në spital të hënën pasdite pasi një taksi mori përpara një grup këmbësorësh në lindje të Bostonit. Incidenti i rëndë është duke u trajtuar si një aksident jo si një akt terrorizmi. Shoferi i tha autoriteteve se ai goditi aksidentalisht gazin në vend të frenave, sipas të dy burimeve cituar nga CNN. Burimet gjithashtu thanë se shoferi po bashkëpunon me autoritetet. Incidenti ndodhi në Rrugën Porter dhe në Tomahawk Drive afër vendit të taksive të Aeroportit Ndërkombëtar “Logan”, tha Policia e Shtetit e Massachusetts. Policia tha se po intervistojnë shoferin e taksive, një burrë 56-vjeçar nga Kembrixhi. Identiteti i tij nuk është dhënë dhe shkaku i ngjarjes është nën hetim, sipas policisë së shtetit.

Artikulli paraprakGODITET ME THIKË NË KRAHAROR, I RIU SHQIPTAR NË LUFTË ME VDEKJEN
Artikulli tjetërTOM CRUISE, 55 VJEÇ PËR AKTORIN E BUKUR DHE TË PAMUNDUR