Nëse ju do të gjenit 187 mijë dollarë çfarë do të bënit?

Ndoshta jo të gjithë gjestin e një shoferi taksie në qytetin e Bostonit, SHBA, i cili i ktheu ato në polici. Raymond Maccausland, 72-vjeçar i gjeti paratë në një çantë të lënë në sedijen e pasme të makinës së tij dhe vendosi që t’i kthejë ato në polici. Kjo e fundit ka bërë të ditur se shumë i përkiste një personi, i cili sapo kishte arkëtuar trashëgiminë e tij. ”Ndërsa po udhëtonte një klient më kërkojë të ndalojë në krah të një moteli dhe të prisja 5 minuta. Kaluan 30 të tilla dhe nuk po dukej. Pyeta në recepsioni e hotelit, por më thanë se nuk kishin parë njeri, që i përshtatej përshkrimit tim. Duke kërkuar në çantë për ndonjë mjet identifikimi, gjeta dhe paratë. Kjo është mënyra se si unë jam rritur, ishte gjëja e duhur për të bërë”, ka thënë taksisti në lidhje më gjestin e tij. Pasi kërkime policia ka bërë të mundur dhe gjetjen e burrit të cilit i përkiste shuma. Oficerët e kanë pyetur këtë të fundit nëse do t’i ofronte një shpërblim taksistit për shumën e gjetur dhe ai i ka dhënë një kartëmonedhë 100 dollarëshe. “Një shumë të tillë ma kanë dhënë dhe për kthimin e një portofoli”, ka thënë Maccausland me shaka, por duke mos u penduar aspak për gjestin e tij.

Artikulli paraprakMILAN, MBYLLET EPOKA E BERLUSCONIT
Artikulli tjetërBABAI I DJEG DROGËN, I BIRI E DENONCON NË POLICI