Talebanët pritet të finalizojnë formimin e qeverisë ditën e sotme, teksa po përballen me presion të brendshëm dhe ndërkombëtar për të sunduar Afganistanin me një tolerancë më të madhe, veçanërisht për të drejtat e grave.

Mijëra afganë janë larguar nga vendi shkak të dhunës. Rreth gjysmë milioni të tjerë pritet të bëhen refugjatë në vendet fqinje si Pakistani dhe Irani. Aeroporti kryesor i vendit, Kabul, vijon të jetë i mbyllur, por pritet të rihapet brenda pak ditësh me ndihmën e ekspertëve teknikë nga Katari.

Një zëdhënës i talebanëve ka njoftuar se Kina ka premtuar se do të mbajë hapur ambasadën e saj në Afganistan dhe do të rrisë ndihmën humanitare për vendin e shkatërruar nga lufta.

Ka qenë Abdul Salam Hanafi, një zyrtar i lartë taleban në Doha, Katar, i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me Wu Jianghao, zëvendësministër i jashtëm i Republikës Popullore të Kinës.

“Zëvendësministri i Jashtëm kinez tha se ata do të mbanin ambasadën e tyre në Kabul, duke shtuar se marrëdhëniet tona do të forcoheshin në krahasim me të kaluarën. Afganistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit”, tha ai.

Kina bëri ​​gjithashtu një deklaratë duke “afirmuar” lidhjet e saj me Afganistanin.