Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga një lëndinë e Kelmendit, një atraksion turistik mjaft i rëndësishëm në veri të vendit. Malësia e Kelmendit, e sidomos Tamara, është një nga zonat veriore më të bukura të Shqipërisë, është shndërruar në një destinacion të preferuar turistik falë investimeve të bëra dhe vendndodhjes gjeografike që ofron peizazhe mahnitëse malore.

Investimet e realizuara në infrastrukturën lokale kanë përmirësuar aksesin, shërbimet dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit malor, duke e kthyer Tamarën e Kelmendit në një shembull të qartë të potencialit të turizmit në zonat veriore të vendit dhe të pasurisë natyrore që ofron Shqipëria.

Gjithashtu, Malësia e Kelmendit e cilësuar si “Perla e Alpeve Juglindore” të Europës, tërheq vizitorë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit, ndërsa është kthyer po ashtu në destinacion tërheqës për sportet e aventurës. Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e sporteve dimërore, kampingjeve me çadra, si dhe strukturave për shërbime gastronomike, të cilat janë miqësore me natyrën.

https://youtu.be/0f5Nx-EEQWo

Artikulli paraprakARRESTOHET NË MURIQAN , ME QËLLIM EKSTRADIMIN NË KOSOVË, 23 VJEÇARI
Artikulli tjetërAKSI SHKODËR – KOPLIK VIJON TË REGJISTROJË AKSIDENTE