
Tanket turke po mbështesin ofensivën tokësore të Ushtrisë së Lirë Siriane në pozicionet kurde në rajonin Afrin të Sirisë. Sulmet vijnë në ditën e dytë të operacionit “Dega e Ullirit”, njoftoi media lokale. Ushtria turke thuhet se nuk përballet me rezistencë serioze nga forcat kurde, të cilat janë tërhequr në qytete dhe fshatra, raporton “Hurriyet” duke cituar burime ushtarake.






