Klubi Taraboshi ka festuar 4 vjetorin e krijimit në një atmosferë të veçantë dhe festive. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin jo vetëm anëtarët e klubit “Taraboshi” në Shkodër por edhe nga trevat shqiptare. Presidentja e klubit, Lindita Mekshi vlerëson punën e bërë ndër vite.

Drejtuesi i organizatës “The Door”, themeluese e klubit “Taraboshi Shkodër” Kastriot Faci ka një falenderim për të gjithë ata që janë përfshirë ndër vite.

Një kontribut të veçantë në këtë takim dhanë edhe anëtarët e projektit “YEEP Shkodra”

Një kënaqësi të veçantë për pjesëmarrjen në këtë takim kanë edhe mysafitët e ardhur nga trevat shqiptare.

“Taraboshi Junior” ka dhënë një kontribut të madh gjatë këtyre katër viteve në promovimin e rëndësisë së kujdesit që duhet të tregojmë për mbrojtjen e shëndetit, po ashtue dhe të bukurive natyrore

Artikulli paraprakSHËRBIMET E INTELIGJENCËS SJELLIN 19 SHQIPTARË NGA SIRIA
Artikulli tjetërBIE NUMRI I DOKTORANTËVE TË RINJ, TRE HERË MË PAK DIPLOMA