
Ambasadori i Serbisë në Shqipëri Slobodan Vukçeviç pas një takimi me kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia i pyetur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës sa i përket konfliktit për target serbe në Republikën e Kosovës u shpreh se nuk dëshiron që të komentojë. Ambasadori serb tha se nuk ka dijeni për situatën në veriun e Kosovës dhe se është informuar vetëm përmes mediave.
Ambasadori serb duke folur rreth takimit me kryetarin e bashkisë Shkodër Spahia u shpreh se fokusi i bisedës përveç marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë është përqëndruar edhe tek ardhja e turistëve serb gjatë sezonit veror në Shkodër.
Pas takimit me kryebashkiakun e Shkodrës, ambasadori serb në Shqipëri Vukçeviç i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe sekretarja e ambasadës serbe zhvilluan një vizitë në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës.






