Tarifa prej 10% e vendosur nga administrata e Trump, për të gjithë produktet e eksportuara në SHBA pritet të pengojë sërish punën e fermerëve që kultivojnë bimët medicinale në bashkinë Malësi e Madhe. Sherif Brahja, përgjegjës në Agjensinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Shkodër tregon se kjo tarifë e re, edhe pse duket e vogël rëndon më tepër xhepat e fermerëve.

Brahja shton se kriza e këtij sektori ka nisur prej dy vitesh, ndaj pritet që pas hyrjes në ditët në vazhdim të rritet edhe prodhimi stok I bimëve medicinale.

Fundjavën e shkuar, SHBA aktivizoi tarifën 10% të miratuar nga administrata e Trump për të gjitha eksportet, duke krijuar një efekt të menjëhershëm për tregtinë ndërkombëtare.

Artikulli paraprakBERISHA ZBARDH TAKIMET ME ZYRTARË TË LARTË NË KIE: ISHA ZËRI I SHQIPTARËVE! THASHË TË VËRTETAT PAK TË NJOHURA PËR NARKO-REGJIMIN
Artikulli tjetërHUMBJA E VLLAZNISË NË “STAR SPORT”