Shfaqja Tartufi nderon teatrin “Migjeni”. Ne festivalin e komedise ne Presheve , “Tartufi” rremben çmimin si shfaqja me e mire per vitin 2017.

Drejtorja e Teatrit “Migjeni” Rita Gjeka e cila u shpall dhe aktorja me e mire u shpreh e lumtur dhe e mbushur me sodisfaksion qe puna e gjithe trupes u shperblye. Puntoret e heshtur te skenes jane falenderuar publikisht nga drejtorja Rita Gjeka e cila tha se ato jane artiste ne vetvete Tartufi ne Shkoder u prit mes shume polemikash, e megjitahte ai sot gezon 6 cmime , ndaj Gjeka tha se paragjykimi i shkodraneve ishte i nxituar

Me shfaqjen “Tartufi” nga Teatri i Shkodrës, përfundoi edicioni i 14-të i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në Preshevë. Pas përfundimit të shfaqjes, menjëherë u bë edhe ndarja e çmimeve të këtij edicioni, ku çmimi kryesor Shfaqja më e Mirë e Festivalit iu ndan shfaqjes “Tartufi” me regji të Kushtrim Bekteshi nga Teatri “Migjeni” në Shkodër.