Lionel Mesi nuk do të vazhdojë karrierën e tij me Barcelonën. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Katalonjë.

“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë).
Duke u përballur me këtë situatë, Leo Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FC Barcelona. Të dy palët ndjejnë keqardhje që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësoheshin në mënyrë përfundimtare.

Barça dëshiron të falënderojë me zemër lojtarin për kontributin e tij në zhvillimin e këtij klubi dhe i uron më të mirën në jetën e tij personale dhe profesionale”,” shkruhet në komunikatën e katalanasve që zyrtarizoi divorcin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLAÇI NUK SURPRIZON MË, MPOSHTET NGA ANDERLECHT DHE THUAJSE ELIMINOHET NGA CONFERENCE LEAGUE
Artikulli tjetërVRANËSIRA, POR SHUMË PAK MUNDËSI PËR RESHJE SHIU, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME