Reforma e ujit të pishem, e lancuar nga Kryeministri Rama ka qene ne focus të emisionit Info Plus në ekranin e Star Plus. I ftuar në studio ka qënë shefi i task forcës në ujesjellesin e Shkodres Gjenerin Kapshtari, i cili ka deklaruar se ky aksion ka nisur prej kohesh ne shkodër, por synohet që në kuadër të këtij aksioni kombëtar të këtë një rritje të numrit të kontratave të reja

Nga ana tjetërm, ai ka folur edhe për investimet qe do te perfshijnë shkodrën sa i takon ujesjellesit, duke deklaruar se cdo e ardhur nga qytetarët e Shkodrës shkon për investime për ta.

Task Forca, per të goditur paligjjshmerinë në ujin e pishem eshte ngritur prej disa muaj në Shkodër ku janë prerë një numer i konsderueshem i lidhjeve të paligjshme nderkohe qe tashme qytetarët kanë 90 ditë kohe, që të formalizojnë marrëdhenien e tyre me ujesjellesat ne te gjithe vendin

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBYPASI I SHKODRËS, ME PROJEKT “FANTAZI”
Artikulli tjetërKLD NIS VERIFIKIMIN PËR GENC TAFILIN