
Task Forca e shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër po zhvillon kontrolle në të gjitha subjektet por edhe abonentët. Këto kontrolle janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Task Forcën e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit lidhur me debitë e prapambetura, lidhjet e paligjshme në rrjet dhe implementimin e impianteve për trajtimin e ujrave të ndotura…
Inspektorja e Task Forcë ka edhe një apel për të gjitha subjektet dhe abonentët që mund të kenë shpime që ta ndajnë rrjetin e tubacioneve nga ai i ujësjellësit për të shmangur gjobat e mundshme…
Qëllimi kryesor nuk është gjobvënia por bashkëpunimi me subjektet dhe abonentët familjar shprehet inspektorja e AKUK…
Task Forca e ujësjellësit Shkodër sëbashku me grupet e AKUK nga Tirana do të vijojnë këto kontrolle pa ndërprerje në të gjitha zonat e qarkut Shkodër për një përdorim sa më të mirë të ujit si dhe ndalimin e të gjitha shkeljeve të mundshme në rrjetin e ujësjellësit.






