Shfrytëzimi i fëmijëve për lypje mbetet një fenomen ndaj të cilit Bashkia Shkodër ka shpallur zero tolerancë. Prej disa javësh, një task-forcë e përbashkët e përbërë nga Policia Bashkiake, Shërbimi Social dhe Policia e Shtetit po zhvillon monitorime të vazhdueshme në terren për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

Drejtoresha e Shërbimit Social , Edita Shoshi shprehet se masat e ndërmarra kanë sjellë rezultatet e para pozitive, ndërsa kontrollet dhe ndërhyrjet do të vijojnë çdo ditë për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve dhe për të parandaluar çdo formë shfrytëzimi

Bashkia Shkodër u bën apel qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë dhe të denoncojnë çdo rast të shfrytëzimit të fëmijëve për lypje në Sallën Operative të Policisë Bashkiake, në numrin 069 606 0992.

Institucionet theksojnë se vetëm përmes bashkëpunimit me komunitetin mund të garantohet mbrojtja e fëmijëve, kujdesi për ta dhe e drejta e tyre për një fëmijëri të sigurt dhe një të ardhme më të mirë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“ME LEKËT TONË PO I BËNI, MOS BËNI SIKUR…”/ PROGRAMI ‘DYFISHO SIPËRMARRJEN TËNDE’, RAMA I PËRGJIGJET KOMENTUESVE: KA QEVERI QË BËJNË PUNË TË MIRA
Artikulli tjetërRIPAROHET TROTUARI I DËMTUAR NË KUNE